Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Bujar Gashi: Prishtina ndër të parat komuna që ka siguruar Insulinën për banorët e saj

Komuna e Prishtinës ka arritur që të siguroj insulinë.

Kjo komunë është ndër komunat e para që e siguroi atë, këtë e ka bërë të ditur edhe Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë Bujar Gashi, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

“Të dashur qytetarë,

Jam i lumtur të ju njoftoj se prej nesër duke filluar nga ora 11:00, do të keni mundësi të furnizoheni me Insulinë në Barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Kemi siguruar sasi të mjaftueshme për nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës, për pesë muajt e ardhshëm.

Prishtina është ndër të parat komuna që ka siguruar Insulinën për banorët e saj”.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës tash e disa muaj janë përballur me mungesën e insulinave, ku për këtë janë detyruar të shkojnë jashtë vendi për tu furnizuar me to. /FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë