Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Refuzuan vaksinën, përfundojnë në spital me Covid

Refuzimi i vaksinës anti-Covid u ka kushtuar shtrimin në spital 4 grave të cilat janë pacientët e vetme në spitalin Covid 1 në kryeqytet.

Pacientët 3 nga Elbasani dhe 1 nga Tirana janë të moshave 61, 65, 69 dhe 71 vjeç. Mjekët që po i trajtojnë thonë se gjendja e tyre është e rënduar.

“Aktualisht janë 4 të shtruar, nuk kanë qenë të vaksinuar. Janë raste relativisht mbi mesataren, forma të rënda 50% e tyre, aktualisht rastet janë nën oksigjeno-terapi, dhe 2 prej tyre madje janë nën oksigjenoterapi me fluks të lartë”.

Katër pacientët që po përballen me Covid-19 rezultonin në listat e personave për t’u vaksinuar që në fillim të muajit Prill. Injektimi i saj do t’i kishte shpëtuar nga shtrimi në spital edhe nëse do infektoheshin.

“Vaksina është e rekomandueshme sepse minimizon kalimin në forma të moderuara dhe të rendm, domethënë shmang maksimalisht hospitalizimin”.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani të gjitha rastet e rënduara që kanë patur nevojë për hospitalizimin janë persona që nuk kanë injektuar asnjë prej vaksinave anti-Covid./tvKlan.al

Youtube

Arkiva

Kategoritë