Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1 mijë e 105 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 0 raste të vdekjeve
Në total numri i rasteve aktive është 158 ndërkaq sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.381.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës
Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.












