Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
“SHISHA” e dëmshme për zemër dhe mushkëri, njëjtë si cigarja

Shkruar nga: Dr. Gëzim Berisha – Kardiolog

Praktikimi i tymosjes së shisha-s daton qysh në kohën e lasht ku origjinën e ka në vendet aziatike dhe afrikane. Sot shisha është një fenomen global në rritje e sipërme ku në Evropen perëndimore rreth 10% e adoleshenteve e konsumojnë atë. Përdoruesit e saj mendojnë se ajo është e parrezikshme për shëndetin por të dhënat shkencore kanë nxjerr në pah fakte të tjera.

Sikur edhe cigarja, shisha përmban nikotinë, monoksid karboni, metale të rënda siç janë arseni e plumbi si dhe substanca të tjera kancerogjene.


Të gjitha studimet kanë gjetur se konsumimi i këtyre substancave në mënyrë sinjifikante kanë rritur rrahjet e zemrës, shtypjen sistolike të gjakut, shtypjen diastolike si dhe kanë rritur përqendrimin e monoksidit të karbonit në gjak. Pra, efektet akute të shisha-s në zemër janë të njëjta me ato të duhanit duke konkluduar se konsumimi i shishas dëmton zemrën dhe mushkëritë sikur cigarja.
Njëjt si cigarja shisha përmban agjent toksik që rrisin afinitetin e gjakut për tu trashur duke rritur seancën për bllokim të arterieve dhe sëmundje të zemrës. Efektet tjetër negative ka qenë edhe ngurtësimi i arterieve të gjakut dhe aortes duke e zvogëluar elasticitetin e tyre. Kjo pastaj shkakton sulm në tru apo në zemër si dhe çrregullime të tjera kardiovaskulare.

Konsumimi i shisha-s shkakton varshmëri dhe tymosja 1 orë e saj është e barabartë me tymosjen e rreth 150 cigareve


Efekte të tjera të shisha-s në organizëm janë edhe:
➖ Sëmundjet kronike obstruktive te mushkërive
➖ Rrit rrezikun për kancer sidomos kancerit të gojës dhe fytit
➖ Rrit rrezikun për sëmundje infektive etj.


☢️Edhe Organizata botërore e shëndetësisë tërhjek vërejtjen se konsumimi i shish-s rrezikon shëndetin së paku njëjtë si cigarja. / Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë