Enj, Dhj 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Si t’i dallojmë shenjat e sulmit në zemër?

Intervistë me: Dr. Artan Ahmeti – Internist/Kardiolog

Sulmi në zemër ndodh gjatë ndërprerjes së papritur të qarkullimit në gjak në arterien, e cila e ushqen një pjesë të muskulit në zemër. Qelizat nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm dhe fillojnë të vdesin.
Kjo ndërprerje në qarkullimin e gjakut, që paraqitet gjatë sulmit në zemër mund ta dëmtojë muskulin e zemrës përgjithmonë. Prandaj mësoni simptomat të cilat kanë të bëjnë me sulmin në zemër, para se të jetë vonë. Asnjë sulm në zemër nuk është i njëjtë. Shenjat dhe simptomat e para dallohen te secili pacient. Dikush që ka pasur sulm në zemër mund të ketë përsëri, por me simptoma të ndryshme. Ndonjëherë simptomat e sulmit në zemër nuk mund të njihen lehtë dhe i takojnë ndonjë gjendjeje tjetër si probleme me lukthin, lodhje ose dhimbje në muskujt.

8 simptomat dhe shenjat e sulmit në zemër
1. Mundime në kraharor (i ashtuquajtur diskomfort i kraharorit) manifestime si dhimbje kraharori, presion, shtrëngim, peshë në kraharor. Mundimet ndjehen shpesh në pjesën e eshtrës së kraharorit dhe shpesh në regjion më të gjerë.
2. Ndjenjë e pakëndshme në pjesët tjera të trupit si dhimbje, shtrëngim në shpatulla, kurriz, shumë shpesh në krahun e majtë, por ndonjëherë edhe në të djathtin, pastaj në pjesën e sipërme të stomakut, në qafë dhe në nofullën e poshtme.
3. Frymëmarrje e vështirësuar, gjegjësisht ndjenjë e mungesës së ajrit
4. Mundim, gërditje, nevojë për vjellje
5. Dobësi e përgjithshme dhe lodhje
6. Djersitje me djersë të ftohta
7. Punë e shpejtuar e zemrës, por mund të paraqitet edhe e ngadalësuar ose punë e çrregullt e zemrës, gjegjësisht aritmi
8. Zakonisht presioni i gjakut është i ngritur, ndërsa më rrallë ai është i ulët, bile edhe nuk mund të matet.

Kush ka rrezik të lartë nga sulmi në zemër?
Faktorët e rrezikut për sulm në zemër cilët janë?
Si të i dallojmë shenjat?
E shumë përgjigje tjera mund të ndëgjoni nga intervista me Dr. Artan Ahmeti – Internist/Kardiolog

Youtube

Arkiva

Kategoritë