Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti në Shqipëri, familjarët kërkojnë hetim të plotë

Tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani humbën jetën në Shqipëri, ku dyshohet se kjo ndodhu shkaku i helmimit nga ana e kërpudhave.

Lidhur me këtë rast, djali i viktimës ka thënë se prindërit e tij dhe gjyshja nuk kishin shkuar në pushime, por se ata ishin në shtëpinë e tyre.

“ Rasti është i rëndë për familjen tonë. Ne nuk kemi dashur të prononcohemi si familje pa e marrë të vërteten. Familja ka shku në shtëpi të vetë, sepse babi ka qenë shtetas i Shqipërisë. Ajo është shtëpia jonë, babi ka qenë dhe me dokumente shtetas i Shqipërisë.  Ngjarja ka rrjedh, janë infektuar prej ushqimit që kanë ngrënë. Diçka që është shqetësuese”, ka thënë djali i të ndjerit.

Ai ka hedhur dyshime se ata janë helmuar nga konsumimi i kërpudhat, pasi siç deklaroi ai në shtëpi kishin edhe një qen i cili po ashtu ka ngordhur.

“Ne e kemi pas edhe një qen atje, dhe edhe qeni ka vdekur… ai nuk e konsumon asnjëherë ushqimin që na e hajmë. Kjo shkon përtej dyshimit, sepse qeni nuk konsumon kërpudha. Babi ka dalë shpesh me mbledh kërpudha, nuk është se nuk i ka njohur kërpudhat”, u shpreh ai.

Djali i viktimës më tej akuzoi mjekët për neglizhencë të dhënies së shërbimit mjekësor.

“Neglizhenca e mos trajtimit të duhur në spitalin e Manzës, tre pacientë me shku me të njëjtat simptoma e mu kthy në shtëpi me hapa, nuk është normale pa analiza pa kurrfarë përkushtimi me liru pacientin në atë gjendje është. Kanë marrë vetëm një infuzin dhe i kanë liru në shtëpi, gjendjen e kanë pasur të rëndë”, tha djali i viktimës.

Familjarët kanë kërkuar që rasti të hetohet deri në detaje, ndërsa treguan se varrimi bëhet sot në orën 16:30 në varrezat në Gjilan. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë