Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vaksinimi kundër COVID-19 – Kur mund ta hiqni maskën tuaj?

Nëse jeni vaksinuar kundër COVID-19, është akoma e rëndësishme të mbani një maskë dhe të ruani distancën shoqërore në publik, thonë ekspertët e shëndetit.

Duke këshilluar që njerëzit mund të heqin maskën nëse janë vaksinuar plotësisht dhe po qëndrojnë me njerëz të tjerë plotësisht të vaksinuar. Gjithashtu edhe në rast se jeni mbledhur në shtëpi me anëtarë të pavaksinuar.

Por përsëri ekspertët ende këshillojnë që njerëzit e vaksinuar duhet të mbajnë një maskë në publik, të ruajnë distancimin shoqëror dhe të respektojnë masat e tjera parandaluese si shmangia e udhëtimeve dhe tubimeve të mëdha.

Kjo sepse është akoma e paqartë nëse vaksinat kundër COVID-19, bllokojnë vetëm simptomat dhe sëmundjen, apo gjithashtu parandalojnë që njerëzit e vaksinuar, të cilët mund të mbartin virusin, ta transmetojnë tek të tjerët.

Gjithashtu të vaksinuarit mund të mos kenë më nevojë të karantinohen pas ekspozimit ndaj COVID dhe mund të qëndrojnë me njerëz të tjerë plotësisht të vaksinuar.

Hapi i parë drejt normalitetit është duke ekuilibruar vlerën e ndërveprimit shoqëror dhe bashkëveprimit familjar, të cilin shumë prej e kanë kufizuar shkak të rekomandimeve të bazuara në shkencë.

Ky udhëzim, lejon ata që kanë ndërmarrë hapin e rëndësishëm të vaksinimit, të fillojnë me kujdes normalizimin e aktiviteteve të jetës.

Dhe ndërkohë lejon shtetet të masin efektin, derisa vaksinat të jenë të disponueshme për të gjithë.

Ky udhëzimi i ri është gjithashtu një lajm i mirëpritur për një komb që është kuptueshëm i lodhur nga pandemia dhe dëshiron të vazhdojë në mënyrë të sigurtë aktivitetet normale.

Ekspetët e shëndetit shpresojnë, që ky udhëzim i ri të shtojë vrullin e vaksinimit të të gjithë gjithë njerëzve dhe t’u japë shteteve durimin për të ndjekur udhëzimet e shëndetit publik, për të rihapur ekonomitë dhe komunitetet e tyre në mënyrë të sigurt./AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë