Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Në tri komuna të Kosovës sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor

Sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor kundër virusit COVID-19, edhe në tri komuna të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot e ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, ku edhe po jepen vaksinat anti-COVID.

Siç thuhet në njoftim për media,  aktualisht në dispozicion QKMF-Obiliq i ka 70 vaksina për stafin mjekësorë, ndërkaq në total janë 105 profesionistë shëndetësorë.

Edhe në Komunën e Kamenicës sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor, të cilin lajm e bëri të ditur përmes rrjetit social në Facebook, kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Kastrati gjatë vizitës që ia bëri Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare tha se uron që sa më parë të sigurojnë edhe doza tjera të vaksinës anti-COVID.

“Bashkë me drejtoreshën e Shëndetësisë Suna Zajmi-Krasniqi, sot vizituam Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku edhe nisi vaksinimi kundër virusit SARS-CoV-2. Uroj e shpresoj që sa më parë të sigurojmë doza tjera të vaksinës, sepse nevoja është e madhe. Faleminderit ekipit të vaksinimit dhe gjithë stafit shëndetësor për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë ballafaqimit me pandeminë”, ka shkruar Kastrati.

Youtube

Arkiva

Kategoritë