Mbrëmë ka vdekur profesori Gani Osmani, i cili punoi shumë vite në në arsimimin e gjeneratave të tëra në Mitrovicë.
Profesori ishte prekur nga COVID-19, së cilit nuk mundi t’i bëj ballë dhe vdiq në spital në moshën 70 vjeçare.
Varrimi i të ndjerit do bëhet në fshatin Prekaz.Ai në mesin e kolegëve njihej si i dashur dhe si njeri punëtor, duke arritur edhe moshën e pensionimit si inspektor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës./Mitropol