Pas postimit të mbrëmshëm të deputetit të PDK-së, njëkohësisht edhe profesorit në UP, Adrian Kastratit, ku iu referua me gjuhë fyese Vjosa Osmanit, ka pasur mjaft shumë reagime edhe nga shoqëria civile.
Ndër personat që reagoi, duke e dënuar gjuhën aspak të përshtatshme të Kastratit drejtuar presidentes, ishte edhe mamia Bule Elezi.
“Prof. Ardian Kastrati, deshta me te thanë që…
Edhe unë jam fshatare ngase prind i kam nga fshati, ani pse kam lind e jam rritë në sheher.
Me duar e këmbë që i kemi të trasha e të holla punojmë e ofrojmë shërbime shëndetësore për popullin dhe familjarët tuaj
Fytyra na u ka skuq, e që shumë si ti kanë pengu proceset e zhvillimit në vend kur jemi ndier në siklet shpesh herë nga mungesa e medikamenteve që është dashtë me ble qytetarët.
Ai nuk mund të jetë më profesor e as deputet! PIKË”, shkroi ajo në Facebook.