Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ekspertët e shëndetësisë: S’ka listë të saktë të atyre që e kanë kaluar Covid-19, as plan për vaksinim

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar debatin “Sektori i shëndetësisë: Kapacitetet për vaksinim kundër Covid-19”, raporton Ekonomia Online.

Nga ky debat u tha se për Kosovën çdo lloj vaksine do të ishte e mirëseardhur. Po ashtu nga panelistët kishte edhe kritika sa i përket planit për vaksinim, pasi që sipas tyre duhet të ketë një plan më adekuat karshi popullatës.

Infektologu Ilir Tolaj tha se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) gjatë kësaj kohe është shndërruar në një institucion të zbehtë dhe dështues.

Madje ai e ka quajtur propagandë aktive vaksinimin në Kukës, pasi që as ish-ministri Armend Zemaj nuk kishte shkuar.

“Vaksinimi është në hovin e tij dhe në Kosovë ende nuk ka ndodhur dhe kjo nuk e di kur do të ndodhë dhe mungesa e transparencës të autoritetet është transparente”.

“Imunizimi është pjesë e rëndësishme. IKShPK-ja u shfaq si një institucion i zbehtë, dështues dhe kjo nuk është garanci se vaksinimi do të shkojë mirë”.

“Me vaksinimin në Kukës është bërë propagandë aktive, pasi që nuk u vaksinua drejtori i IKShPK-së dhe ministri i Shëndetësisë”.

Tolaj gjatë debatit, shtoi se nuk kemi një listë e saktë e atyre që e kanë kaluar Covid-19, por megjithatë ai shpreson se pandeminë do ta tejkalojmë më mirë se shumë vende të tjera.

“Ne nuk kemi regjistër të saktë të atyre që e kanë kaluar Covid-19 sepse edhe ata duhet të vaksinohen me një dozë. Pandeminë do ta tejkalojmë më mirë se vendet e tjera me strukturimin do të vi nga mosha e re e popullatës”.

Tolaj tha se për Kosovën çdo lloj vaksine do të ishte e mirëpritur, raporton Ekonomia Online.

“Sa i përket Kosovës për ne secila është e mirë dhe e pranueshme dhe është e rëndësishme të vaksinohet një pjesë e caktuar e popullatës deri në gjysme milioni njerëz”.

Tolaj tha se është kundër mbylljes strikte, mirëpo ai thotë se duhet të mbikëqyren masat aktuale.

“Unë parim jam kundër mbylljeve strikte sepse studimet kanë treguar se ato e arrijmë efektin në pesë gjashtë ditët e para dhe efektet negative shtohen ndërsa efektet pozitive të infektimit zvogëlohet”

“…lufta e pandemisë me mbyllje totale ju ka kushtuar shumë vendeve, dhe unë propozoj që të mbikëqyren masat të cilat kanë qenë deri tash”.

Drejtor i QKMF-së në Prishtinë, Sami Uka, tha se të gjitha ekipet që i kanë në dispozicion do t’i angazhojnë sa i përket vaksinimit.

“Nuk kemi listë të saktë të pacientëve që janë mbi 80 vjeç dhe nuk kemi listë të saktë që e kanë kaluar Covidin dhe nëse ndodh kështu ne do të gjendemi para një sfide si me gripin sezonal”.

“Të gjitha ekipet që i kemi në dispozicion për vaksinim do t’i angazhojmë, vetëm se po presim planin. Por për momentin është kjo situatë jo shpresëdhënëse sepse na mban vetëm vullneti i punëtorëve shëndetësorë”.

Hana Xhemajli, hulumtuese e politikave shëndetësore, tha se plani prej 70 faqesh i MSh-së për vaksinim ka gabime të shumta.

“11 milionë vaksina jepen në botë dhe ne ende nuk kemi gjetur mënyrën si me i vaksinuar. Ne nuk mundemi me u var vetëm prej një bamirësi sic është Covaxi sepse ajo e mbulohen vetëm 3%”.

“E kam pa një plan 70 faqesh të MSh-së dhe ka gabime që janë tejet të cilat nuk guxojnë të dalin nga institucionet e tilla, ne jemi tu shkruar plane qysh mu vaksinuar dhe askush nuk i siguron vaksinat. Serbia nuk ka zgjedh vaksinuar, por i kanë marr ato që ju janë ofruar, normal ata kanë lidhje me Rusi dhe Kinë, edhe nëse kanë pasur agjenda tjera ata janë marr me vaksinim të popullatës”.

Xhemajli tha se qeveria e re duhet ta ketë prioritet vaksinimin e popullatës.

“Qeveria dhe ministri Arben Vitia ta kenë prioritet vaksinimin dhe pandeminë por shpresoj që ka seriozitet në atë fushë”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë