78 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku 15 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Tre pacientë janë me respiratorë dhe 57 me oksigjeno-terapi.
Në raportin 24-orësh të këtij spitali gjithashtu bëhet e ditur se janë shëruar gjashtë pacientë nga koronavirusi gjatë një ditë. Në këtë raport po ashtu theksohet se janë kryer katër lindje dhe 227 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. /familjajone