Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Lumnije Çitaku: “Ballafaqimi me diagnozë të rëndë, ka ndikuar që të bëhem më e fortë”

Besimi, shpresa dhe guximi më kanë ndihmuar të përballoj më lehtë periudhën nëpër të cilën kam pasur momente të vështira jete. Ballafaqimi me një diagnozë të rëndë, tek unë ka ndikuar që të bëhem më e fortë dhe më e vendosur në ate së çfarë të lejoj të kaloi në mendjen time.

Përveq atyre momenteve kur ua kam treguar diagnozën vajzës dhe dy djemve të mij, mendime të padëshirueshme jam munduar të mos i lejoj të kalojnë nëpër mendjen time. Kam pasur intervenimin mastektomia dhe pastaj kam vazhduar me kemoterapinë pasuar me rrezatime për me shumë se dy vite. Gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar pa ndërprerë.

Gjithmonë duke vepruar për të realizuar qëllimet e mia jetësore, qoftë në familje, qoftë për punën me nxënës në shkollë, qoftë ato për zhvillimin tim profesional. Çdo herë jam angazhuar me vullnetin më të madh pavarësisht pengesave që më kanë shfaqur problemet shëndetësore. Çdo ditë e imja më duket shumë e shkurtë për gjithë planet që mendoj ti realizoj.

Veproj, nuk ndalem asnjëherë. Tani në këto momente kur po shkruaj po me vjen në mendje, po sikur të isha dorëzuar para atyre sfidave a thu ku do isha sot?! Dhe gjithmonë i ndjeki udhëzimet e mjekëve me përpikmëri, mjekë të cilët lum me që i kemi, pra çka është në dorën time dhe kontrollin tonë e bëj, përderisa mbi pjesën tjerët që nuk kemi kontrollë ne, dhe varet nga i madhëruari të cilit i përkulem për çdo gjë, për forcën dhe vullnetin që më ka dhuruar.

Si përfundim më ka lënë përshtypje një thënje të cilën e pëlqej shumë: “Jeta është sikur një pasqyrë, po e shikove duke buzëqeshur, të buzeqesh.” Pra buzëqeshë sepse ndjehesh mirë! /FamiljaJonë/

Lumnije Çitaku

Shkurt 2020

Prishtinë

Youtube

Arkiva

Kategoritë