Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Asnjë rast i gripit të shpezëve në Kosovë, institucionet po monitorojnë situatën

Në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i gripit të shpezëve H5N8, ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, Lamir Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Sipas tij, që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar kur janë paraqitur rastet e para në botë në vazhdimësi janë duke monitoruar situatën.

Ai tha se kanë kontakte të vazhdueshme me Organizatën Ndërkombëtare për Shëndetin e Kafshëve, pnë mënyrë që të jenë të përgatitur për ndonjë rast prezent edhe në Kosovë.

“Ne si autoritet prej fillimeve të para të paraqitjes së gripit të shpezëve H5N8 në vazhdimësi jemi duke monitoruar situatën në vendet ku ka raste të dyshuara dhe si autoritet më i lartë kemi kontakte të vazhdueshme me organizatën ndërkombëtare për shëndetin e kafshëve dhe marrim lajmërime mbi të gjitha zhvillimet që ndodhin qoftë në rajon apo në botë dhe jemi duke punuar që të përgatitemi në rast se do të kemi raste prezentë në Kosovë”.

Tani për tani nuk e kemi asnjë rast dhe duhet ta ndajmë me ju që në vitin 2005 kur në atë kohë ka qenë gripi i shpezëve ne kemi qenë duke i përgatitur planet dhe poashtu kemi qenë në linjën e autoritetit në përgatitjen për reagim kundër sëmundjes së gripit të shpezëve”, shtoi Thaqi.

Mes tjerash, Thaçi tha se është një grip i ri dhe ende ka vend për të hulumtuar rreth rrezikut dhe mënyrës së përhapjes së sëmundjes së gripit të shpezëve.

Është një grip i ri sepse në të kaluarën ka qenë H5N1 dhe H5N7 prandaj është një grip i ri dhe ende ka vend për të hulumtuar rreth rrezikut dhe mënyrës së përhapjes së sëmundjes por çdo informatë që do të dalë nga autoritet ndërkombëtare ne menjëherë do ta ndajmë me qytetarin tonë që të jemi të përgatitur edhe si popullatë dhje autoritet që të bëjmë më të mirën të mundshëm që të mos jemi të prekur nga ky virus”.

Gripi i shpendëve H5N8 është shfaqur edhe te njerëzit, përderisa shtatë punëtorë të një ferme pulash në Rusi, janë konfirmuar dhjetorin e kaluar me këtë virus.

Youtube

Arkiva

Kategoritë