Eksperti i shëndetit Karl Lauterbach, nga Social Demokratët e Gjermanisë, thotë se Gjermania është në fillim të valës së tretë për shkak të përhapjes së mutacioneve të coronavirusit.
Pas një faze të rënies së rasteve, shkalla e infeksionit me coronavirus është rritur në Gjermani.
Sipas mediave, përcjell Telegrafi, të martën numri i rasteve për 100,000 banorë në shtatë ditë qëndroi në 60.5 – nga një incidencë prej 50 javën e kaluar.
Dhe Lauterbach, i cili është bërë një zë i profilit të lartë për shëndetin në Gjermani gjatë krizës, tha se kjo sinjalizoi fillimin e një vale të tretë – edhe pse Gjermania nuk e ka lënë ende mbylljen e vendosur për të ndalur valën e dytë.
“Ne nuk jemi ende në mes të valës së tretë të infeksioneve, por ajo ka filluar dhe nuk mund të ndalet”, citohet të ketë thënë Lauterbach për mediat gjermane.
Ndryshme shtetet e Gjermanisë po synojnë të zbresin në një normë të qëndrueshme të incidencës 7-ditore nën 35 raste për 100,000 banorë para se të hiqen më shumë kufizime të vendosura për shkak të coronavirusit.
Ndërkohë Instituti Robert Koch tha javën e kaluar se varianti i zbuluar për herë të parë në Angli ishte “përgjegjës” për rreth 22 për qind të rasteve në Gjermani.
Gjithsesi, ndërsa temperaturat fillojnë të rriten në Gjermani, shumë mund të jenë me shpresë se moti i ngrohtë do të lehtësojë situatën e infeksionit.
Por Lauterbach tha se kjo nuk do të bënte ndryshim.
“Problemi nuk do të zgjidhet nga moti më i mirë”, tha ai. “Kjo nuk do të ndalojë variantin britanik B.1.1.7. Variantet e reja të virusit do të mbizotërojnë”.
Për temën e hapjeve të shkollave, Lauterbach ka kërkuar kujdes derisa shumica e shteteve në Gjermani lejuan disa nxënës të ktheheshin në shkollat e tyre këtë javë.