Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dy mjekë të infektuar për herë të dytë me koronavirus po trajtohen në QKUK

Në Kosovë tashmë njerëzit kanë filluar të riinfektohen me virusin korona. Këtë e thonë profesionistë shëndetësorë sipas të cilëve shumica e rasteve po e kalojnë lehtë sëmundjen.

Rukije Mehmeti, pulmologe, i tha Radio Kosovës se vetëm në klinikën pulmologjike në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, aktualisht janë dy mjekë, të cilët janë në trajtim nga riinfektimi.

“Shumica e rasteve po e kalojnë më lehtë riinfektimin. Ne në klinikë I kemi dy doktorë që janë riinfektu për herën e dytë. Janë raste më të rralla, por po paraqiten individë të caktuar. Edhe në klinikën infektive ka raste që janë duke u trajtuar.

Kjo është sëmundje që është e rëndësishme edhe kodi gjenetik. Disa e kalojnë shumë më lehtë disa më vështirë. Pra varet edhe virulenca por edhe të tjerë faktorë”, tha Mehmeti.

Në anën tjetër infektologu Ilir Tolaj bëri të ditur se riinfeksioni si mundësi ekziston por në praktikë është një dukuri e rrallë. Në gjithë botën janë të regjistruara një numër i vogël i rasteve, që tregon se imuniteti kundër COVID-19 është i qëndrueshëm dhe mjaftueshëm mbrojtës që të mos përsëritet infeksioni.

“Në Kosovë jo vetëm popullata por edhe mjekët e kanë ngritur një shqetësim që numri i të riinfektuarve është i lartë, por Kosova nuk ka asgjë ndryshe nga pjesa tjetër e botës dhe ajo që e dallon është popullata e re dhe që ka një imunitet më të madh të mbrojtjes së riinfeksionit. Riinfektimi mund të them se është i rrallë”, theksoi ai.

Burimi: Gazeta Shneta

Youtube

Arkiva

Kategoritë