Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Të shëruarve nga Covid-19 mund t’u duhet vetëm një dozë e vaksinës
Sipas studimit të botuar në CNN, personat e infektuar gjithashtu kanë shfaqur efekte anësore më të përgjithësuara pas dozës së parë, si lodhje, ethe dhe dhimbje muskujsh. Kjo gjendje është e ngjashme meqë përjetojnë marrësit e tjerë që duhen t’i nënshtrohen një doze të dytë të vaksinës me bazë mARN-në, kanë shkruar studiuesit

Londër, 2 shkurt – Personat e shëruar nga sëmundja COVID-19, pasi kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, kanë shfaqur nivele të barabarta apo edhe më të shumta të antitrupave krahasuar me personat që kurrë më parë nuk janë infektuar, por që i janë nënshtruar regjimit standard me doza, ka treguar një studim i fundit.

Sipas studimit të botuar në CNN, personat e infektuar gjithashtu kanë shfaqur efekte anësore më të përgjithësuara pas dozës së parë, si lodhje, ethe dhe dhimbje muskujsh. Kjo gjendje është e ngjashme meqë përjetojnë marrësit e tjerë që duhen t’i nënshtrohen një doze të dytë të vaksinës me bazë mARN-në, kanë shkruar studiuesit.

Autorët e këtij studimi paraprak, i cili nuk është shqyrtuar nga kolegët, argumentuan se ndryshimi i politikës për t’u dhënë këtyre individëve vetëm një dozë të vaksinës do t’i “kursente ata nga dhimbja e panevojshme dhe do të kursente gjithashtu shumë doza të nevojshme urgjentisht”.

Studimi ka përfshirë 109 marrës të vaksinave, 41 prej të cilëve ishin infektuar më parë me virusin SARS-Cov-2 që e shkakton sëmundjen pandemike COVID-19.

Studimi nuk specifikon, megjithatë, se sa e rëndë ka qenë sëmundja e personave që janë vaksinuar me një dozë të vaksinës.

Nga ana tjetër, personat që nuk ishin infektuar më parë kanë treguar një përgjigje “relativisht të ulët” të antitrupave në nëntë deri në 12 ditët e para të pas vaksinimit, kanë bërë të ditur studiuesit, mirëpo kanë shtuar se të infektuarit kanë zhvilluar nivel të lartë të antitrupave “brenda ditësh”. Ky nivel, sipas tyre, ka rezultuar nga matjet të ishte 10 deri në 20 herë më e lartë.

Studimi nuk ka treguar nëse kjo gjë ka rezultuar me nivel më të lartë të mbrojtjes nga infektimi dhe studimet pasuese janë ende duke vazhduar.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë njoftuar se qytetarët duhet të vaksinohen edhe nëse më herët kanë kaluar sëmundjen COVID-19, pasi është ende e paqartë se sa zgjat saktësisht mbrojtja e antitrupave nga infektimi i natyrshëm.

Youtube

Arkiva

Kategoritë