Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
HIGJIENA E KËRTHIZËS  TEK I POSALINDURI

Është shumë e rëndësishme që bebes t’i sigurohet higjiena e plotë. Sidomos ditët e para të lindjes duhet pasur kujdes të veçantë në mirëmbajtjen e kërthizës.
Vëmendje :

– Kërthiza duhet të ekspozohet sa më shumë në ajër për tu tharë.
– Pastrimi duhet të bëhet me alkool medicinal dhe fashë sterile (jo pambuk).
– Nëse kërthiza nuk bie pas 7 deri në 10 ditë patjetër duhet të kontaktohet mamia.

Për shërimin e kërthizës nuk ka nevojë për tretman të posaçëm. E rëndësishme është ajrosja dhe higjiena.
Në ditën e dyte apo tretë të lindjes, kërthiza e foshnjës fillon të thahet dhe të marrë ngjyrë të errët. Me rëndësi është që të kemi sa më shumë kujdes që ajo mos të laget me urinën apo jashtëqitjen e bebes.

Kjo për të shmangur ndonjë infeksion të mundshëm.

Nëse rastësisht vëreni ndonjë aromë të pa këndshme në kërthizë, atëherë me shumë kujdes duhet ta pastroni me fashë sterile dhe alkool medicional të pastër. Por nëse vazhdon të ketë një aromë karakteristike edhe pas pastrimit, duhet patjetër të kontaktohet mamia apo mjeku, pasi që mund të kemi të bëjmë me ndonjë infeksion.

Shkruar nga Mamia Razije Musa

Youtube

Arkiva

Kategoritë