Menaxhimi i urtikarisë, që ndryshe njihet si inflamacion i lëkurës pasi trupi ynë kontakton me një sipërfaqe të jashtme, nuk është gjithmonë i lehtë, prandaj duhet të bisedoni në detaje me dermatologun tuaj për problemet që keni.
Tri gjëra që duhet patjetër të fliten me doktorin janë: simptomat e pakontrollueshme të urtikarisë (nëse i përjetoni), pamundësia e ndjekjes së planit për trajtim dhe ndryshimet e disponimit.
- Simptomat e pakontrollueshme të urtikarisë
Kjo sëmundje e lëkurës në disa raste di të bëhet e bezdisshme. Si shkas i paraqitjes së “rripave” të kuq në lëkurën tuaj, ndjesia e kruarjes mund të jetë e pakontrollueshme dhe mund të ju lërë pa gjumë, shkruan CNN.
Nëse e shihni që menaxhimi i këtyre simptomave po bëhet i pamenaxhueshëm, lajmërojeni dermatologun dhe ai do ua mundësojë një trajtim më të detajuar dhe specifik për këtë sëmundje.
- Pamundësia e ndjekjes së planit për trajtim të urtikarisë
Menaxhimi i këtij problemi të lëkurës kërkon zbatimin e një plani strikt, por nëse kjo nuk funksionon, duhet ta lajmëroni domosdoshmërisht doktorin tuaj.
Jini të sinqertë me doktorin. Nëse plani i parë nuk funksionon, në pajtim me ju, ai mund t’ua ndryshojë regjimin e trajtimit.
- Ndryshimet e gjendjes emocionale
Shpesh personat që kanë problemin e urtikarisë manifestojnë nivele te larta të stresit.
Kjo lidhje në mes të shqetësimeve të lëkurës dhe stresit është vërtetuar edhe shkencërisht, prandaj konsultimi me mjekun është i pashmangshëm.
Të jetosh më këtë problem është e vështirë, por me një seriozitet të duhur dhe një kontakt i rregullt me mjekun tuaj do të japë efektet e veta pozitive. /familjajone













