Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
75 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 14 nga ta në gjendje të rëndë shëndetësore

75 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku 14 nga këta pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Një pacient është në respirator, ndërsa 46 janë në oksigjeno-terapi.

Gjatë 24 orëve të fundit, tetë pacientë janë shëruar nga COVID-19 në këtë spital.

197 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane.

Youtube

Arkiva

Kategoritë