Afro 12 mijë persona janë të infektuar me koronavirus në Kosovë.
Numri i rasteve aktive është ulur ditëve të fundit, ku ka më shumë të shëruar sesa të infektuar brenda ditës.
Megjithatë infektimet sërish janë të shumta në numër. Vetëm dje u regjistruan 590 raste të infektimeve.
Një problem tjetër i madh janë edhe vdekjet brenda ditës. Numri i viktimave gjatë ditës së djeshme arriti në 13.
Deri më tani, nga koronavirusi, në Kosovë kanë humbur jetën 1 mijë e 174 persona. /familjajone













