Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj të riut që theu orën policore, suspendohet polici

Një zyrtar policor dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të riu, pasi ky i fundit ka dalë nga shtëpia në kohën e orës policore dhe e ka penguar policin gjatë kryerjes së detyres.

Inspektorati Policor i Kosovës ka thënë se i dyshuari është suspenduar nga puna për 72 orë derisa rasti po hetohet.

Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, ka konfirmuar rastin për Klan Kosovën duke thënë se veprimet e tjera do të ndërmerren në bashkëpunim me prokurorinë.

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar informacionin për këtë rast dhe hetuesit i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin ngjarjes në Mitrovicë. Hetuesit e IPK-së kanë filluar menjëherë grumbullimin e informacioneve si dhe kanë kontaktuar me Prokurorinë e Mitrovicës. Zyrtari policor i përfshirë në këtë rast është suspenduar për 72 orë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës. Veprimet tjera hetimore priten të ndërmerren në konsultim me prokurorinë kompetente në përputhje me misionin ligjor të Inspektoratit Policor të Kosovës”, ka thënë Beka.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se ndaj të riut është iniciuar rast dhe se ai është intervistuar.

Një person është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për “pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”. Në hetim të rastit është kyçur edhe IPK- ja”.

Megjithatë, këto dy institucione nuk kanë treguar nëse i riu ka marrë lëndime nga polici

Youtube

Arkiva

Kategoritë