Shumë persona, kanë emocione të papërshkruara kur bëhet fjalë për fjalime publike. Disa persona madje, kanë aq shumë emocione sa ju djerësiten duart, goja fillon të ju merret dhe kanë probleme me frymëmmarrje.
Frika për të folur në publik ndryshe quhet ‘glossofobi’ – e madje besohet që të tillë fobi e kanë 75 për qind e popullësisë.
Por si ta menaxhoni fobinë për të folur publikisht?
Ekspertët e komunikimit besojnë që një mënyrë e mirë është që të fillojnë ta bëjnë dalëngadalë dhe me grupe të ndryshme të njerëzve. Pra, fillimisht duhet të filloni të flisni para një grupi prej 2-3 e më pas me 4-5 persona. Sipas tyre, kjo është mënyrë e mirë që të filloni ta largoni frikën për të folur publikisht./Famija Jone













