Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse keni dhimbje të qafës?

Shumë persona, vuajnë nga dhimbjet e qafës dhe kjo ndodhë për shumë arsye. Ka shumë tretmane për dhimbjet e qafës, varësisht nga cili faktor ndodhe.
Qafa përbëhet nga shtatë rruaza. Këto janë kocka ndërthurëse, të ndara që mundësojnë lëvijes dhe stabilitetin. Ajo është më pak e mbrojtur se shpina prandaj ka më shumë tendencë që të shkaktojë dhimbje.
Shpeshherë, dhimbjet e qafës largohen për disa ditë, por nëse vazhdojnë për një periudhë të gjatë, atëherë mund të jetë shenjë e dickaje serioze.

Ka shumë arsye pse ndodhë dhimbja e qafës, e ato janë:
Tendosja e muskujve – mund të shkaktojë dhimbje në këtë pjesë të trupit. Zakonisht paraqitet, kur lëvizni kokën. Tendosja e muskujve mund të ndodhë për shkak të: qëndrimit në mënyrë të gabuar, pozicioni që flini si dhe qëndrimi për një periudhë të gjatë para kompjuterit.
Spondiloza e qafës – ju referohet kur rruazat e qafës lodhen shumë. Kjo rritë fërkimin e rruazave dhe për këtë arsye ndodhë dhimbja.
Aksidentet – për shkak të aksidenteve të ndryshme, qafa gjithmonë pëson më së shumti./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë