Një 70 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur këtë të premte rreth orës 17:00 në fshatin Kosterc të Skënderajt.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Sonte rreth orës 17:00, në rrugën lokale në fshatin Kosterc të Skënderajt, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku për pasojë një 70 vjeçar ka vdekur. Në aksident ishin të përfshira dy automjete me targa vendore”, është shprehur Zaiti.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, ka njoftuar si, se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.













