Ka ndërruar jetë vajza nga Ferizaj, Valentina Ibrahimi.
Këtë gjë e ka konfirmuar Kryetari i Ferizaj, Agim Aliu, përmes Facebook-ut meqë rast i ka shprehur ngushëllime familjes së saj,
‘TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Një yll iu bashkua qiellit sonte. Shpirti i bardhë i Valentina Ibrahimit, nuk arriti ta mposhtë të fshehtën sëmundje që për pak ditë ia mori jetën. Në lulen e rinisë, u shua e reja që preku zemrat e mijëra bashkëqytetarëve që u ngritën në këmbë, përpjekjet tona dhe të qindra vullnetmirëve, ishin për të ndihmuar në shërimin e saj.
Shumë dhembje, shumë lot. Fjalët nuk kanë forcë ta përshkruajnë pikëllimin.
Ngushëllime familjes Ibrahimi, shokëve e shoqeve të Valentinës, aktivistëve e të gjithë kontribuesve që u solidarizuan për shërimin e saj!’, ka shkruar Aliu.












