Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Lind nëna me COVID-19 – Gjendja e nënës dhe fëmijës është stabile

Sot në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka lindur një grua e infektuar me COVID-19.

Ndonëse lindja u krye me “prerje cezariane” gjendja shëndetësore e nënës dhe fëmijës është e mirë.

Kështu deklaron Jakup Ismajli, drejtor i Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në një pronocim për “Familja jonë” Ismajli shprehet se gjendja e fëmijës dhe nënës është shumë e mirë dhe se nuk është hasur ndonjë komplikacion shëndetësor më pastaj.

“Po, lindja është kryer me “prerje cezariane”. Gjithcka ka shkuar mirë dhe nuk kanë pasur asnjëra komplikacione shëndetësore”, deklaroi ai për portalin Familja jonë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë