Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
AAK kundër mbylljes totale të vendit, thirrje Qeverisë që t’i rishikojë masat kundër COVID-19

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë kundër idesë për t’u izoluar totalisht, si masë ndaj COVID-19.

Deputetja në radhët e kësaj partie, Albena Reshitaj, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i rishikojnë edhe njëherë masat për parandalimin e koronavirusit.

Grupi parlamentar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i bën thirrje qeverisë që ti rishikojë masat e parapara për mbyllje totale. Të nderuar kolegë të Qeverisë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kundër mbylljes totale të vendit për arsye të menaxhimit të Pandemisë. Ne mendojmë që duhet të shfryzohen alternativat e mundësive të mbrojtës së shëndetit publik duke ruajtur edhe ekonominë e vendit e cila edhe ashtu është dëmtuar shumë.

E kuptojmë drejt shqetësimin me rritje enorme të rasteve me COVID-19, por në të njëjtën kohë kërkojmë që të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për menaxhimin e situatës dhe të mos shkohet me mbyllje totale të vendit. Apelojmë tek të gjithë qytetarët e vendit për kujdes të shtuar në respektim të masave institucionale. Ideja për mbyllje totale duhet rishikuar. Një veprim i tillë do ta dëmtonte tej mase ekonominë e vendit tonë“, u shpreh ajo në një konferencë për media.

Këto reagime vijnë pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, i cili dje paralajmëroi se i tërë vendi mund të futet në karantinë. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë