Policia e Kosovës ka arrestuar një person nga Mitrovica, pasi i njëjti po dyshohet se ka qenë i përfshirë në shtatë rasteve të veprave penale “vjedhje të rënda”, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin pjesë të veturave (katalizatorë).
Pas disa provave të siguruara, i akuzuari, F.B., 18 vjec, është arrestuar nga policët.
Përmes një komunikate, Policia e Kosovës bën me dije se të arrestuarit i janë sekuestruar të gjithë katalizatorët e vjedhur, ndërsa vetë personit i është caktuar ndalim policor. /familjajone