Die, Qer 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Mjeku shqiptar që punon në Austri në lidhje me sulmin: U turpërova

 Mjeku shqiptar që punon në Austri e i cili u mor me të lënduarit e sulmit në këtë vend, Bujar Muqolli, u shpreh se ndihet i turpëruar me veprimin që bënë disa terroristë, ndër ta edhe shqiptarë, gjatë mbrëmjes së të hënës.

Ai, së bashku me të vëllanë, Fisnikun, janë bërë shumë të njohur me punën që bëjnë në Austri.

Në një intervistë për RADIO 1, ai (Bujari) ka rrëfyer për “betejën” që patën mjekët për të shpëtuar sa më shumë jetë pas këtij akti, transmeton Telegrafi.

Ishte ora 22:00 afërsisht kur ne morëm informatë se po ndodhë diçka e keqe në Vjenë dhe duhet të përgatitemi për të pritur dhjetëra e ndoshta qindra të lënduar. Në minutat e para pak dihej… Mora masat e menjëhershme. Referova të ngritet shkalla e gatishmërisë dhe menaxhuam fazën pritëse, sepse kuptohet krejt bota jemi edhe në ngarkesë protokolli me COVID19. Rastet e para na erdhën shumë shpejt, diku në ora 22:30. Ishin viktima që kishin marrë plagë e lëndime të rënda nga sulmet. Në Spitalin, Klinikën tonë si më e njohura, trajtohen, referohen raste të rënda. Në total deri në mesnatë ne pranuam shtatë raste, të tjerat raste, më të menaxhueshme janë referuar në qendra tjera. Rastet që pranuam në ekip, ja dolëm t’i shpëtojmë. Të gjithë i nxorëm, gjendja ishte e rëndë dhe mbetet, mirëpo mund të them i nxorëm nga rreziku i madh“, u shpreh ai.

Muqolli po ashtu foli edhe për momentin kur e kuptoi se njëri nga sulmuesit ishin shqiptarë.

Gjatë punës, pas një qarku kohor, e kuptova se sulmuesi ishte shqiptar. Nga media e mësova, nuk ma thanë kolegët austriak. Keq, u ndjeva shumë keq, shumë jam prekë. U turpërova! U ndjeva mjaft i mllefosur. Por… ka edhe diçka që duhet t’ia them opinionit. Diçka që qëndron dhe është e vërtet e cila më lehtësoi mua por duhet t’i lehtësoj të gjithë shqiptarët. Ajo është se, këtu në çdo komunikim të ngushtë e të gjerë, në një shtet siç është Austria, ku ekziston harmonia, terroristin në fjalë, askush nuk e sheh si shqiptarë. Në bindjen e thellë të tyre, ai nuk përfaqëson identitetin shqiptarë. Shqiptarin e njohin kudo, ja njohin traditën, veset, zakonet. Ai nuk është shqiptarë, ai nuk përfaqëson shqiptarin, ai përfaqëson terroristin. Terrorizmi komb nuk ka, terrorizmi fe nuk ka. Kjo na forcon e lehtëson“, përfundoi ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë