Franca po vazhdon të regjistrojë numra të lartë të të infektuarve me COVID-19. Gjatë 24 orëve atje, janë regjistuar 41 mijë raste të infektimeve, që njëkohësisht shënon numrin më të lartë të të prekurve që prej fillimit të pandemisë.
Sipas mediave të huaja, transmeton Telegrafi, masat e ndërmarra pak ditë më pare në këtë vend nuk dhanë rezultate shumë pozitive.
Duke parë këtë gjendje, kryeministri Jean Castex vendosi t’i zgjerojë masat e rrepta edhe në qytetet tjera të Francës, në mënyrë që të zvogëlohet numri i të infektuarve.
Vala e infektimeve është përhapur edhe në vendet e tjera të Evropës, ashtu që numri i të infektuarve në ditë po del të jetë shumë herë më i madh se në fillim të pandemisë.













