Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Filmat horrorë janë të dobishëm në disa aspekte, ja pse

Zhanri horror i filmave është shumë i shikuar në të gjithë botën. Mjafton të kontrollosh një listë të filmave më të ndjekur në botë dhe aty do të gjesh patjetër edhe këtë lloj zhanri.

Është e padiskutueshme se janë interesantë dhe paraqesin ngjarje tunduese, mirëpo frika që ata ta dhurojnë mund të ju bëjë të mendoni së paku dy herë para se të vendosni nëse do e shikoni apo jo.

Anipse ngjarjen në film nuk e përjetojmë në jetë të përditshme, sa herë e shohim ndonjë skenë të frikshme për karakteret brenda filmit, ne frikësohemi. Kjo frikë patjetër se e ka një shpjegim psikologjik.

Sipas psikologës klinike, Krista Jordan, truri ynë nuk është gjithmonë i gatshëm ta ndaj realen nga imagjinarja. Ajo mendon se sensi i të paraqiturit ngjarjen na bën edhe neve pjesë të saj dhe nuk mund të shmangemi edhe nëse duam.

“Truri harron në atë moment se ajo që sheh nuk është reale. Reagimi ynë vije si përgjigje fiziologjike duke paramenduar se jemi në atë situatë”, shprehet Jordan për uebsajtin Health.

Përveç frikës që shkaktojnë, efekti i filmave horrorë mund të jetë edhe pozitiv në plot raste. Përderisa jemi duke e ndjekur një film horror, ne jemi duke e skematizuar një ngjarje të tillë që mund të na ndodhë neve në të ardhmën. Pra filmat horrorë mund të na ndihmojnë shumë që të përgatitemi për jetë dhe për ngjarje të frikshme e të pakëndshme që mund të hasim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë