Gjatësia është njëra prej vetive fizike që jot ë gjithë e kanë. Disa që janë të gjatë ndoshta janë të mërzitur nga ky fakt, kurse disa të tjerë, që nuk janë mjaftueshëm të gjatë, kanë dëshirë që t’i shtojnë disa centimetra.
Është me rëndësi të dihet se gjatësia e trupit tonë varet shumë nga faktori gjenetik. Nëse prindërit tanë janë të shkurtër, gjasat janë shumë të mëdha që edhe ne të jemi të shkurtër. Ndërsa e kundërta ndodh kur kemi prindër të gjatë.
Më së shumti zgjatemi gjatë periudhes së fëmijërisë dhe foshnjërisë, ndërsa si periudha e dytë e vrullit të gjatësisë është faza e pjekurisë ose puberteti.
Personat që nuk “fitojnë” centimetra aq sa bashkëmoshatarët në pubertet, me shumë gjasë do të mbesin aq sa janë për nga gjatësia tërë jetën. /familjajone