Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa bimë te të cilat nuk mund të rrinë insektet

Insektet rrinë nëpër shumë bimë dhe shpesh shkaktojnë dëme të ndryshme në to. Megjithatë janë disa prej llojeve të bimëve të cilat janë imunë ndaj insekteve dhe, për më tepër, i largojnë, për shkak të konstruktit trupor dhe disa vetive kundër insekteve që kanë.

Më poshtë po i paraqesim disa nga bimët në të cilat nuk mund të qëndrojnë insektet.

  • Kinotrella

Kinotrella është e njohur si një ndër bimët më të famshme e cila “nuk ka vend” për insektet. Përbërja e saj është nga vaji që del prej trupit të saj. Ka aromë të mprehtë dhe pamje shumë të bukur.

  • Penutia

Kjo bimë shumëvjeçare ndryshe njihet edhe si “pesticid natyral”. Rritet shumë shpejt, sidomos në vendet ku ka shumë diell.

Mbjellja e ndonjë trupi nga kjo pemë i jep pamje më të mirë oborrit tuaj.

  • Livandoja

Livandoja ka aromë të tillë     që pengon  shumë insektet, kësisoj nuk i afrohen këta të fundit.

Livandoja, përveç aromës që është e mirë për njerëzit, mund të përdoret edhe si ilaç natyral i trupit tonë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë