Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Lansohet Klinika e Telepsikiatrisë – diskutoni përmes internetit problemet me doktorët e njohur

Në  kuadër të  klinikës digjitale është  lansuar edhe Klinika e Telepsikiatrisë, e cila është  një  ambient i sigurt për trajtimin e shqetësimeve të  shëndetit mendor!

Asgjë nuk është si më parë! Tani, pacientët mund të shërbehen më shpejt, më lehtë dhe kanë qasje tek psikoterapeuti kur kanë nevojë më së shumti. Pacientët kanë mundësi të bisedojnë lirshëm me psikoterapeutin, pa pengesa dhe pa ndërhyrje nga të tjerët!

Kanë mundësi të bisedojnë për të gjitha vështirësitë, stresin kronik, ankthin, obsesionin, çregullimet e gjumit, depresionin, mungesën e koncentrimit dhe problemet e memorjes (mbamendjes)!

Në privatësi të plotë, ju mund të bisedoni edhe për çrregullimet në të ushqyer, problemet bashkëshortore apo shqetësimet mbi zhvillimin apo sjelljen e fëmijës suaj.

Për shëndetin dhe trajtimin tuaj do kujdesen psikoterapeutët e dalluar nga Gjermania dhe Anglia./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë