Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Të folur me veten, çka thonë psikologët për këtë

Shpesh na ka ndodhur që kur kemi qenë duke komunikuar me veten tonë, të ruhemi që të mos shihemi nga të tjerët. Shkaktarët që na kanë shtyrë të veprojmë kështu kanë qenë pikërisht mendimet e njerëzve të tjerë për ne, që potencialisht këtë veprim  kanë mundur ta konsiderojnë si anormal.

Të folurit me vetveten, përveçqë është normale, është edhe e dobishme për shëndetin tonë. Sipas një artikulli të publikuar nga uebsajti Better By Today, të folurit me veten na ndihmon shumë që të përmirësohemi gjuhësisht dhe të jemi të përgatitur për ndonjë ngjarje me rëndësi.

Përderisa presim që të takohemi me shefin e punës ose kemi ndonjë diskutim me dikë të rëndësishëm, të folurit paraprak na ndihmon të gjendemi më mirë dhe të jemi më të qetë emocionalisht.

“Të folurit me veten është krejtësisht normal. Ne në fakt flasim gjithnjë me veten tonë. Edhe pse dikush mund ta bëjë komunikimin vetëm duke menduar”, shprehet Jessica Nikolosi, psikologe klinike në New  York, për uebsajtin Better By Today.

Po sikur të flasim me veten tonë me zë?

As të folurit me zë nuk e paraqet ndonjë problem mental. Në fakt është e kundërta, kur flasim me zë, ne ndihemi më të liruar dhe të qetë.

“Nëse flasim me zë, mendimet tona ngadalësojnë për shkak se ne në atë moment akivizojmë qendrat e gjuhës që lidhen me trurin”, shpjegon Nicolosi

“Kur flasim me veten tonë ne jemi më të përgatitur dhe krijojmë një proces më të ngadalshëm të të menduarit, ndihemi sikur aktrojmë, në vend që të jemi të bombarduar nga mendimet”, shtoi ajo.

Në këtë kuptim, të folurit me veten na bën më të gatshëm për sfidat që mund të na presin dhe të jemi me të çliruar emocionalisht.

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë