“Frutaria”, sjellë një koncept krejtësisht të ri të blerjes.
E pozicionuar në Veternik, në magjistralen Prishtinë-Gjilan, Frutaria është vendi i ushqimit të freskët për furnizimet tuaja ditore. “Frutaria” është rrjeti i vetëm i distribuimit të produkteve krejtësisht BIO të cilësisë më të lartë, të çertifikuara nga Bashkimi Evropian. Frutaria do të sjellë pranë konsumatorëve produkte të freskëta të llojeve të ndryshme. Me nje emër i cili është sinonim i asaj që ofron, “Frutaria” do të jetë porta e produkteve të freskëta dhe organike si dhe përzgjedhja juaj e parë për blerjet ditore. “Frutaria” do të ofrojë një gamë të gjerë të produkteve BIO të çertifikuara dhe jo vetëm, në dyqanin e specializuar për produkte organike do të ketë edhe përzgjdhje të shumta të produkteve të bylmetit, bukës, ëmbëlsirave dhe përzgjedhjeve të jashtëzakonshme të frutave tropikale.
“Frutaria” ju sjellë një lokacion me një hapësirë shumë të madhe, me ambient dhe asete tërësisht të reja dhe moderne, të cilat do të determinojnë një standard të ri në shërbim si dhe eksperiencën më të mirë të blerjeve deri më tani në vend.