Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
MSh demanton lajmin se janë edhe dy viktima me koronavirus në Kosovë

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti në një bisedë telefonike për Ekonomia Online e ka mohuar lajmin se kanë vdekur 2 persona nga Coronavirusi në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe është gabim i medieve. Për një gjë të tillë ka raportuar portali Koha, e që më pas e fshinë lajmin duke i vënë datën 1 janar 1970, për të cilën raportoi Periskopi. 

Për fat të keq, lajmi u botua edhe nga të tjera media – përfshirë portalin e transmetuesit publik, RTK-së.

Ndërkohë, së fundi u raportua për një të vdekur tjetër nga koronavirusi – por lajmi mbetet i pakonfirmuar. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë