Në vendin tonë janë konfirmuar 9 raste të reja me koronavirus, teksa 17 persona janë shëruar.
Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja.
“Sot më 29 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej nëntë (9) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren), Komuna e Malishevës: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Lladrovc),
dhe nga 1 rast vendbanimet: Sallagrazhdë-Suharekë dhe Rahovec.
Sot më 29 prill 2020, janë shëruar edhe shtatëmbëdhjetë (17) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e katërdhjetë e nëntë (249) raste”, thuhet në njoftim./Familja Jonë