Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Basri Sejdiu, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, falënderoi mjeket, infermieret dhe punëtoret e administratës për kontributin që kanë dhënë dhe po japin, për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientët.
Ai ndër të tjerash, tha se puna dhe kontributi i gruas nuk duhet të vlerësohet vetëm për 8 mars, por gjithmonë.













