Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Qeni mund të jetë miku më i mirë i fëmijës tuaj

Të rrisësh fëmijë përreth kafshëve, mund tu mësojë atyre shumë gjëra.

Fëmijët mund të mësojnë mbi dashurinë pa kushte por edhe mbi përgjegjësinë.  Fëmijët preferojnë gjithmonë që të kenë një qen në shtëpi, por ata që kanë dyshime janë prindërit – pasi gjithë përgjegjësia mbetet tek ta.

Ka shumë studime që tregojnë se qentë janë tejet besnikë. Një qen mund të jetë miku më i mirë i fëmijës tuaj. Ata mund të jenë shoqëruesit e denjë kur fëmija juaj është i mërzitur, inatosur apo i nervozuar.

Pronarët e kafshëve kryesisht janë më të shëndetshëm. Kjo pasi miqtë me katër këmbë, duan të luajnë jashtë, e puna e pronarëve është t’i ndjekin nga pas. Sipas Scientific Reports, pronarët e qenve janë më aktiv se sa ata pa qen. Kjo është edhe një arsye më tepër, pse fëmijët tuaj duhet të kenë një qen në shtëpi.

Fëmijët gjithashtu mund të ndihen më mirë emocionalisht nëse kanë qen. Studimet tregojnë që shoqërimi i fëmijëve me ta ndikon drejtpërdrejt në vetëbesim. Gjithashtu disa qen ndikojnë në reduktimin e ankthit./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë