Në shumë vende të botës, marihuana është e legalizuar për përdorim rekreacional.
Për shkak të legalizimit në shumë vende të botës, lind pyetja natyrshëm: a mund të bëhesh i/e varur nga marihuana?
Marihuana njëjtë sikur shumë droga të tjera, ndikon në mënyrën se si truri i përgjigjet dopaminës. Dopamina është një kimikat në tru që quhet neurotransmetues, dhe mjekët besojnë që pikërisht dopamina ndikon në ndjesinë e motivimit.
Përdorimi për një periudhë të shkurtër të marihuanës, rritë aktivitetin e dopaminës në tru dhe rritja e këtij hormoni – rritë edhe ndjenjën e kënaqësisë dhe lumturisë.
Por kur koha kalon, marihuana shkatërron prodhimin e dopaminës. Kur kjo gjë ndodhë, shumë njerëz vazhdojnë të konsumojnë marihuanë me qëllimin e vetëm: që të kenë ndjesinë e lumturisë që dikur e merrnin nga marihuana. Kjo përndjekje për dopaminë mund të bëjë një person të varur dhe ta dërgojë tek përdorimi i drogave të tjera./FamiljaJone