Fëmijëve duhet mësuar shumë gjëra, por ajo më e rëndësishmja që duhet mësuar atyre është dashuria.
Përrallat dhe filmat, nuk e paraqesin realitetin sa i përket dashurisë, prandaj atë më së miri ua shpjegojnë prindërit dhe familja.
Abuzimi nuk është dashuri
Kur fëmijë juaj do vjen duke qarë se një shok e ka ngacmuar fizikisht, puna juaj është të ia bëni të qartë se është abuzim e jo dashuri.
Në dashuri jep dhe merr
Fëmijët duhet të dinë që në dashuri nuk mund vetëm të marrin, por duhet edhe të japin. Pra, mos i dhuroni fëmijëve gjithë vëmendjen tuaj, nëse ata nuk ua kthejnë.
Dashuria do të thotë edhe ta duash vetën
Fëmijët duhet të dinë që kur dashurojnë dikë, nuk do të thotë që nuk duhet ta duan vetën. Natyrisht, që kompromisi është i rëndësishëm në secilin raport, por asnjëherë nuk duhet bërë kompromis me veten.
Respekti është i domosdoshëm në dashuri
Ju duhet t’i mësoni fëmijëve që respekti dhe dashuria shkojnë gjithmonë me njëra – tjetrën. Prandaj, ata duhet të japin respekt dhe të marrin respekt.
Dashuria jo çdo herë zgjatë përgjithmonë
Filmat shpeshherë mund të i bëjnë fëmijët shumë ëndërrimtar dhe të mendojnë që dashuria do të zgjasë përgjithmonë. Puna juaj si prindër, është që t’u tregoni atyre që jo gjithmonë dashuritë zgjasin deri në pafundësi./Familja Jonë