UNICEF-i në Kosovë do të prezantojë të premten, më 20 nëntor, raportin e ri mbi të ushqyerit në mjediset shkollore. Gjatë prezantimit do të bëhen të ditura gjetjet mbi ushqimet që nxënësit kanë në dispozicion në shkolla dhe përreth tyre.
Prezantimi do të mbahet në orën 10:00 në hotelin Marriott. Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).













