Mar, Nën 17, 2026
Banner Top
Banner Top
Saranda Bujupi Rama ndan përvojën e saj në gazetari me nxënësit e Shkollës Finlandeze

Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week 2026), Shkolla Finlandeze ka organizuar një takim me gazetaren dhe prezantuesen televizive Saranda Bujupi Rama, e cila ka ndarë përvojën e saj profesionale me nxënësit.

Aktiviteti është zhvilluar në ditën e dytë të kësaj jave, me temën “Gazetaria si karrierë”, duke u ofruar nxënësve mundësinë të njihen më nga afër me profesionin e gazetarit dhe industrinë e medias.

Gjatë bashkëbisedimit, Bujupi Rama ka folur për përvojën e saj në gazetari, sfidat dhe mundësitë që ofron ky profesion, si dhe rëndësinë e shndërrimit të interesave personale në synime konkrete për karrierën.

Nxënësit kanë pasur mundësinë të parashtrojnë pyetje, të mësojnë më shumë rreth punës në media dhe të eksplorojnë gazetarinë si një nga profesionet që mund të zgjedhin në të ardhmen.

Përmes këtij aktiviteti, Shkolla Finlandeze ka synuar t’i afrojë nxënësit me botën profesionale, duke u krijuar hapësirë për të mësuar drejtpërdrejt nga përvojat e profesionistëve të fushave të ndryshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë