Pre, Nën 13, 2026
Banner Top
Banner Top
Ambasadorja e Finlandës viziton Finnish School of Kosovo në Ditën Botërore të Mirësisë

Me rastin e Ditës Botërore të Mirësisë (World Kindness Day), e cila shënohet më 13 nëntor, shkolla Finnish School of Kosovo organizoi sot një aktivitet të veçantë, ku e ftuar ishte Ambasadorja e Finlandës, znj. Eevamari Laaksonen.

Në kuadër të këtij aktiviteti, nxënësit e klasës së dytë përgatitën një asamble të mëngjesit për të mirëpritur ambasadoren dhe për të shënuar këtë ditë, e cila synon të promovojë mirësinë, respektin dhe solidaritetin mes njerëzve.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e shkollës, duke filluar nga ora 09:00, dhe zgjati rreth 45 minuta. Dita Botërore e Mirësisë shënohet çdo vit më 13 nëntor dhe ka për qëllim të ndërgjegjësojë shoqërinë për rëndësinë e gjesteve të vogla të mirësisë në jetën e përditshme.

Aktivitete të tilla në mjediset shkollore shërbejnë si një mundësi për t’i nxitur fëmijët të zhvillojnë empatinë, bashkëpunimin dhe respektin ndaj të tjerëve, duke i kthyer këto vlera në pjesë të edukimit të tyre të përditshëm.

Video nga aktiviteti: https://www.facebook.com/reel/4728911680672458

Youtube

Arkiva

Kategoritë