Prokuroria ka paraqitur kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, i cili dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Berisha është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar.
Ndërkohë, Prokurori i Shtetit është duke zhvilluar veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
Prokuroria ka bërë të ditur se kërkesa për caktimin e paraburgimit tashmë i është dorëzuar gjykatës, e cila pritet të vendosë për masën ndaj të dyshuarit.










