Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Të premten vijnë vaksinat kundër gripit, shpërndarja bëhet javën tjetër

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një komunikate për media kanë informuar se janë porositur rreth 100 mijë vaksina kundër gripit.

Në këtë komunikatë thuhet se prej 100 mijë, 500 prej tyre janë doza pediatrike, të cilat janë porositur përmes shërbimeve të prokurimit të UNICEF-it.

Vaksinat e porositura pritet të arrijnë në Kosovë ditën e premte (6 dhjetor), ndërsa shpërndarja e tyre do të fillojë javën tjetër.

Vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, sipas rekomandimeve të bëra nga OBSh, do të jenë katër shtamëshe, që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj virusëve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal.

Duke pasur parasysh që vaksinat kundër gripit sezonal, të cilët sivjet do të përdoren për herë të parë janë katër shtamëshe, disa vonesa janë regjistruar si në Kosovë ashtu edhe në vendet e rajonit.

Vaksinat janë të dedikuara për për të mbrojtur grupet më të ndjeshme të popullatës, si të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundjet kronike.

Vaksinat e siguruara përmes UNICEF-it janë të para-kualifikuara sipas standardeve të OBSh-së dhe garantojnë cilësinë dhe sigurinë e tyre.

Këto vaksina të blera nga MSh-ja dhe që kanë kushtuar 444.170 euro do t’i shpërndahen popullatës përmes IKSHKP-së dhe Njësive të vaksinimit në QKMF-të e Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ndërkaq, i siguron qytetarët se po e monitoron me kujdes situatën epidemiologjike në vend dhe ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste të Gripit sezonal./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë