Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 lindje.
Sipas raportit ditor, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 471 vizita specialistike dhe janë pranuar 46 pacientë për trajtim, ndërsa aktualisht në spital janë të shtrirë 191 pacientë.
Në laboratorë, 284 pacientë kanë kryer gjithsej 3,687 analiza laboratorike.
Po ashtu, janë realizuar 8 operime dhe 44 seanca të hemodializës.
Në kuadër të shërbimeve diagnostike janë kryer 138 incizime me rëntgen, 58 ekzaminime me ultrazë dhe 15 rezonanca magnetike (MRI), si dhe 7 ehografi dhe 2 ergometri.
Ndërkohë, janë kryer edhe 7 kolonoskopi dhe janë ofruar 50 shërbime fiziatrike për pacientët.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë vazhdon të ofrojë shërbime shëndetësore për qytetarët pa ndërprerje.













