Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka realizuar 3,882 analiza laboratorike gjatë 24 orëve të fundit, të kryera nga 266 pacientë, duke reflektuar një volum të lartë pune në këtë sektor.
Sipas raportit ditor, janë realizuar edhe 474 vizita specialistike, ndërsa 33 pacientë janë shtruar për trajtim.
Aktualisht, në spital janë të shtrirë 187 pacientë.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 4 lindje, ku kanë lindur 2 djem dhe 2 vajza, ndërsa janë kryer 12 operime dhe 36 dializa.
Në kuadër të shërbimeve diagnostike janë realizuar 122 incizime me rëntgen, 53 ekzaminime me ultrazë dhe 17 rezonanca magnetike (MRI).
Po ashtu, janë kryer 13 ehokardiografi dhe 6 ergometri, si dhe 6 kolonoskopi.
Ndërkohë, në fushën e rehabilitimit janë ofruar 56 shërbime fiziatrike.













